BEBE REXHA S’ËSHTË E DOBËT/ Nisur nga këto foto, s’e shohim pse duhet të jetë – AlpeGossip
BEBE REXHA S’ËSHTË E DOBËT/ Nisur nga këto foto, s’e shohim pse duhet të jetë

BEBE REXHA S’ËSHTË E DOBËT/ Nisur nga këto foto, s’e shohim pse duhet të jetë

Bebe Rexha, superstar, nuk është masë standarte. Madje është masa 8 dhe krenare. (Masa 8 në Europë është diçka midis 38, 40 dhe 44, varet ku bën pazar dhe ku jeton.)

“Kam dashur gjithnjë të isha një yll popi i dobët, por s’do të jem kurrë,” shkruan Bebe në foton e fundit në Instagram, pasuar me një thirrje për dizajnerët që duan të punojnë me të. “Mos më sillni më fustane mostër. Nuk më bëjnë dhe s’kam ndërmend të dobësohem që të më bëjnë. Punoni me mua dhe b*thën time të madhe. Me dashuri, Bebe.”

Atëherë, kur thotë fustane mostër, Bebe e ka fjalën për fustanet 0 ose 2, ato që veshin modelet në pasarelë ose kopertina revistash prestigjoze. Modelja mesatare ka përmasat 80-60-80 (përkatësisht bust, bel dhe vithe, në centimetra) Brandet më të njohura prodhojnë disa fustane a veshje të tilla mostër, si fillim për t’i shfaqur në Javën e Modës, e më pas për t’ua dhënë hua personazheve të njohur në evente të rëndësishme.

 

Prej kohësh, aktore a këngëtare të njohura të Amerikë, ankohen se dizajnerët nuk prodhojnë për trupa të mëdhenj dhe si rrjedhim, i blejnë vetë veshjet e tyre. Bebe, mesa duket, është një prej tyre.

Ajo nuk do të dobësohet dhe duke parë këto foto…

…nuk shohim asnjë arsye pse ta bëjë. Bebe dhe të pasmet e saj janë prerje superstari!