PREKËSE/ Daniela i dërgon mesazh, përlotet në emision Ardit Çuni (FOTO) – AlpeGossip
PREKËSE/ Daniela i dërgon mesazh, përlotet në emision Ardit Çuni (FOTO)

PREKËSE/ Daniela i dërgon mesazh, përlotet në emision Ardit Çuni (FOTO)

Këngëtari i njohur Ardit Çuni dhe Daniela Toçi të cilën e njohim nga “The voice kids” konkurrojnë këtë vit në “Kënga magjike” me këngën “Qaj”, një këngë që është pëlqyer shumë nga publiku.

I ftuar sot në “Trokit”, Arditi mori një videomesazh nga Daniela e cila shprehej falenderuese dhe shpresonte t’i kishte dhuruar emocione njerëzve me këtë këngë.

“Mua gjithmonë më pyesin a do ta fitosh Këngën Magjike apo jo, atë gjë nuk e kam në dorë unë, por do doja të këndoja sa më shumë për njerëzit që i dua dhe të dhuroj sa më shumë emocione. Kënga ka marrë shumë klikime dhe i falenderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur”, u shpreh Daniela, mesazh i cili e përloti Arditin.