NË VENECIA ME MARINËN/ Getoar Selimi jep më në fund lajmin e bukur (FOTO) - AlpeGossip
NË VENECIA ME MARINËN/ Getoar Selimi jep më në fund lajmin e bukur (FOTO)

NË VENECIA ME MARINËN/ Getoar Selimi jep më në fund lajmin e bukur (FOTO)

Moderatorja Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi kanë qenë përherë një ndër çiftet më të ndjekur dhe komentuar. Ata i dhënë fund beqarisë dy vite më parë në një dasmë madhështore që mori vëmendjen e të gjithëve.

Siç dihet prej disa ditësh së bashku me Luanën dhe Krenarin, çifti ndodhet në Venecia për pushime. Ata kanë qenë shumë aktiv dhe kanë publikuar vazhdimisht foto dhe video nga vendi përrallor.

Mirëpo, ndonëse është me pushime duket se reperi nuk ndalet së punuari. Nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’ të publikuar së fundmi ai ka dhënë një lajm të mirë për fansat duke zbuluar se shumë shpejt do të vijë me një këngë. ‘Së shpejti’ ka shkruar ai në postim duke mos zbuluar asnjë detaj tjetër.