Befason këngëtarja shqiptare: Nuk e di nëse do të martohem ndonjëherë – AlpeGossip
Befason këngëtarja shqiptare: Nuk e di nëse do të martohem ndonjëherë

Befason këngëtarja shqiptare: Nuk e di nëse do të martohem ndonjëherë

Mëngjesin e sotëm e ftuar në emisionin “Wake Up”, në Top Channel ishte këngëtarja e njohur shqiptare Anxhela Peristeri. Përveç angazhimeve të saj artistike Anxhela foli edhe për martesën.

Me shaka këngëtarja u shpreh se nuk e di nëse ndonjëherë do të martohet pasi është shumë e lidhur me familjen e saj.

“Unë jetoj ende me prindërit e mi. Vetëm babi ka të drejtën të më zgjojë nga gjumi, askush tjetër. Kemi qenë gjithnjë shumë të ngushtë me njëri-tjetrin. Kur isha 20-vjeç që shkova në Greqi sikur u bëra pak më e pavarur”, është shprehur Anxhela.

Përsa i përket karrierës kujtojmë se së fundmi Anxhela arriti të triumfonte në festivalin “Këngës Magjike”, duke rrëmbyer vendin e parë.