BËNË 24 VJEÇ NË TË NJËJTËN DITË/Sara Hoxha dhe Kiara Tito zgjodhën të festonin ditëlindjet e tyre kështu… – AlpeGossip
BËNË 24 VJEÇ NË TË NJËJTËN DITË/Sara Hoxha dhe Kiara Tito zgjodhën të festonin ditëlindjet e tyre kështu…

BËNË 24 VJEÇ NË TË NJËJTËN DITË/Sara Hoxha dhe Kiara Tito zgjodhën të festonin ditëlindjet e tyre kështu…

Ditën e djeshme, Sara Hoxha dhe Kiara Tito kanë festuar 24-vjetorin dhe urimet për vajzat nuk kanë munguar.

Sara organizoi një festë private mes miqve dhe të afërmëve të zemrës, ku dalloi eleganca e dekorit, tema e datëlindjes “Të lutet Sara”, si dhe i ftuari special që i dha një tjetër ngjyrim atmosferës. Ishte pikërisht Ylli Limani ai që përcolli emocione ndryshe, nëpërmjet interpretimit të disa prej këngëve të tij më të famshme.

Kiara

Kiara ka preferuar të mbledhë disa nga mikeshat më të mira, ku mes tyre dalluan dhe Klea Huta e Viola Spiro. “24K” ishte tema e datëlindjes së moderatores, së cilës i ishte përshtatur edhe dekori. Në një ambient ku mbizotëronte e zeza, detajet ngjyrë ari ishin ato çka bënin diferencën. Kiara kishte preferuar një DJ për 24-vjetorin e saj, ndërsa nga videot e publikuara duket se vajzat e kanë shijuar festën.

Datëlindje që do të mbahen mend gjatë këto, si për Sarën, ashtu dhe për Kiarën.