"BIJTË E SKËNDERBEUT"/ Artistët shqiptarë “ngrenë në këmbë” Romën me performancat e tyre (VIDEO) - AlpeGossip
“BIJTË E SKËNDERBEUT”/ Artistët shqiptarë “ngrenë në këmbë” Romën me performancat e tyre (VIDEO)

“BIJTË E SKËNDERBEUT”/ Artistët shqiptarë “ngrenë në këmbë” Romën me performancat e tyre (VIDEO)

Pas fjalës së Papa Françeskut në nder të 550-vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, delegacioni me 200 shqiptarë u nis drejt Romës për të shijuar koncertit në nder të këtij eventi. 10 talentet shqiptare performuan në koncertin me temë “Të bashkuar në muzikë, në kujtim të Skënderbeut”.

Inva Mula emocionoi të pranishmit me këngën “Moj e bukura Arbëri”.

“Rrjedh në këngë e ligjërime” ishte kënga me të cilën tenori Ramë Lamaj drithëroi sallën.

Nën tingujt e pianos, ylli i muzikës Dua Lipa kishte preferuar këngën “Homesick” për këtë natë magjike.

Më e vogla e artistëve, Erza Muqolli performoi këngën “Hallelujah”.

Ermal Meta emocionoi me këngën “Non mi evete fatto niente”.

Të tjerë artistë shqiptarë që performuan në koncertin e mbajtur në Romë, ishin Elhaida Dani me këngën italiane “Adagio”, Olen Cesari me “Ave Maria”, Eno Peçi me “Elegie”, si dhe Kledi Kadiu.