BIKINIT TRUPORE JO MË PËR VAJZAT MBI PESHË! Njihuni me VIP-et shqiptare që u fiksuan me to (FOTOT) – AlpeGossip
BIKINIT TRUPORE JO MË PËR VAJZAT MBI PESHË! Njihuni me VIP-et shqiptare që u fiksuan me to (FOTOT)

BIKINIT TRUPORE JO MË PËR VAJZAT MBI PESHË! Njihuni me VIP-et shqiptare që u fiksuan me to (FOTOT)

Sezoni i verës çdo vit pritet me shumë kuriozitet për të parë se cilat bikini do të jenë në modë në mënyrë që të jemi të shkathta dhe ti blejmë të parat.

Si çdo vit, dhe ky u shfaq me një trend të caktuar. E veçanta e këtij trendi është se nuk ishte hera e parë që e hasnim, dhe ndoshta nuk kishim fare nevojë ta blinim që ta rikthenim në garderobën tonë sepse me shumë siguri kishim ndonjë palë në shtëpi.

Po flasim për rrobabanjot trupore. Po po, e dimë që e keni vënë re rikthimin e tyre këtë vit.

Nëse kohë më parë këtë lloj rrobabanjosh e vishnin vetëm femrat që ndjenin nevojën të fshihnin ndonjë pasiguri të tyren, këtë vit truporet janë kthyer për të na treguar se të gjitha femrat i adhurojnë, pavarësisht përmasave dhe pasigurive.

Ky lloj modeli këtë verë ka ardhur tek ne nga format më të thjeshta e deri tek ato moderne. Nga truporet e thjeshta njëngjyrëshe e deri tek ato me printe kafshësh dhe aksesorë të tjerë të përfshirë.

Përveç se të bukura ato janë të rehatshme dhe shumë të lehta për tu mbajtur.

Thonë se të dukesh bukur duhen sakrifica, por në këtë rast duhet thjesht ngjyra e duhur e truporeve dhe asgjë më tepër. Të thjeshta për tu veshur ato do t’jua ofrojnë pushimet më të rehatshme.

Për më tepër ne do t’ju tregojmë disa foto të VIP-eve tona që mesa duket u ”fiksuan” me këtë trend.

Armina Mevlani

Enca Haxhia

Kida

Jonida Maliqi

Sara Hoxha

Nevina Shtylla

Rudina Dembacaj

Lori Hoxha

Ilda Bejleri

Estela Ujka

Oriola Marashi

Sara Hoxha

/AlpeGossip.al