BUZËT ME SILIKON? Elita Rudi publikon foton me barkun e rrumbullakosur por ja detaj që na shqetësoi – AlpeGossip
BUZËT ME SILIKON? Elita Rudi publikon foton me barkun e rrumbullakosur por ja detaj që na shqetësoi

BUZËT ME SILIKON? Elita Rudi publikon foton me barkun e rrumbullakosur por ja detaj që na shqetësoi

Elita Rudi shijon pritjen e ëmbël, ndërsa ne shijojmë fotot e bukura që ajo publikon me barkun e rrumbullakosur. Moderatorja na dhuroi ditën e sotme, një tjetër foto nga shtatzënia, ku tregonte se ishte gjithë kohës e uritur.

Mirëpo, për disa nga ndjekësit e saj, pamja e Elitës ishte pak ndryshe nga herët e kaluara, madje dyshuan se ajo kishte bërë ndërhyrje estetike tek pjesa e buzëve. Moderatorja vendosi të sqarontë menjëherë situatën, duke sqaruar se në fakt ka ndikuar shtatzënia.

“Pse Elit ke prishur veten me këto buzë. Shumë e mirë ke qenë” – shkruan një prej ndjekësve të saj.

“Nuk ka bërë asgjë, ethet më kanë dalë, plus edhe shtatzënia” – shpjegoi moderatorja.

Elita Rudi nuk është e vetmja që është përballur me enjtjen gjatë shtatzënisë, pasi edhe shumë personazhe të tjerë si Adelina Tahiri, apo Khloe Kardashian që ishin shtatzënë së fundmi sqaruan se është një gjë normale gjatë pritjes së ëmbël. Enjtja njihet nryshe si ‘fenomeni i mbajtjes se lengjeve’ dhe ndodh jo vetëm tek buzët, por edhe në zona të tjera të trupit.