“JAM AKOMA BEQAR”/ Erik Lloshi sapo i ngriu gjakun të fejuarës (FOTO) – AlpeGossip
“JAM AKOMA BEQAR”/ Erik Lloshi sapo i ngriu gjakun të fejuarës (FOTO)

“JAM AKOMA BEQAR”/ Erik Lloshi sapo i ngriu gjakun të fejuarës (FOTO)

Erik Lloshi i ngriu gjakun partneres së tij Romina, ku në një intervistë për emisionin “Ftesë në 5” ditën e sotme, deklaroi se ishte ende beqar. Mirëpo, këngëtari e kuptoi se nuk ishte një shaka e bukur ajo që bëri, ndaj sqaroi se ishte me Rominën gjithë kohës.

“Etiketa për këtë vit për mua, është se jam akoma beqar. Bëj shaka sepse jam me Rominë gjithë kohës”- tha Erik Lloshi.

Këngëtari theksoi se mezi pret të bëhet me fëmijë, madje e ka imagjinuar sesi do të jetë familje tij ideale. Eriku tregoi se nuk ka dëshirë të ketë shumë fëmijë, por do të ishte perfekte një vajzë edhe një djalë, ashtu siç është edhe në familjen e tij.

“Kush është beqar do të martohet një ditë. Nuk ka gjë më të bukur se të krijosh një familje. Kam dëshirë, të formoj një familje me dy fëmijë,një vajzë dhe një djalë.” – përfundoi këngëtari.

View this post on Instagram

@romina_sablic 😍😍

A post shared by Eriklloshi (@eriklloshi) on