CAPITAL T NË WUHAN? Reperi tregon se çfarë fshihet pas fotos me maskë – AlpeGossip
CAPITAL T NË WUHAN? Reperi tregon se çfarë fshihet pas fotos me maskë

CAPITAL T NË WUHAN? Reperi tregon se çfarë fshihet pas fotos me maskë

Teksa e gjithë bota është në ankth për shkak të Koronavirusit, Capital T ka dashur që situatën ta kthejë në komike.

Ai ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet me një maskë të zezë në fytyrë dhe ajo që na habiti të gjithëve është lokacioni që ka vendosur.

Ai ka vendosur pikërisht Wuhan, vatrën e Koronavirusit për të treguar se ka shkuar ka vizituar këtë vend.

Por, pasi fansat kanë reguar të shqetësuar, Capital T ka treguar se kjo ishte thjesht një shaka dhe fotoja është realizuar në aeroportin e  Shkupit.

“Shaka, për të qeshur. Për ta kthyer pak në shaka. Pa merak se nuk jam çmendur”, shkruan reperi.

Nga Koronavirusi, në Shqipëri janë konfirmuar 12 raste dhe vetëm 3 prej tyre qëndrojnë në spitalin e Infektivit në Tiranë.