“ÇDO FUNDVIT BËJ TË NJËJTIN PREMTIM DHE E THYEJ”/ Marsela Çibukaj zbulon historinë e veçantë – AlpeGossip
“ÇDO FUNDVIT BËJ TË NJËJTIN PREMTIM DHE E THYEJ”/ Marsela Çibukaj zbulon historinë e veçantë

“ÇDO FUNDVIT BËJ TË NJËJTIN PREMTIM DHE E THYEJ”/ Marsela Çibukaj zbulon historinë e veçantë

Kur vijnë festat e fundvitit, vjen dhe vrulli i punës për të gjithë artistët shqiptarë pa përjashtim.

Teksa ne të tjerët zgjedhim t’i kalojmë Krishtlindjet dhe Vitin e Ri krah familjes dhe personave të dashuri, Marsela Çibukaj dhe kolegët e saj zgjedhin të këndojnë dhe të përformojnë nëpër club-e apo nëpër evente të ndryshme.

E ftuar në Soiree me Jonida Shehun, Marsela ka treguar një premtim që ia bën gjithmonë vetes para festave dhe përfundim gjithnjë duke e thyer.

“Unë kam vite që nuk i festoj festat pranë familjes. Një premtim që ja bëj gjithmonë vetes por vjen fundi i vitit dhe preferoj të lë disa para mënjanë për ta sesa të jem pranë tyre”, – ka rrëfyer Marsela. “Faktikisht, është një dhimbje kjo e fundvitit që e jetoj mes melankolisë dhe mungesës së familjes. Festë është kur ke gjithnjë familjen afër!”

Urojmë që këto festa edhe Marsela ta festojë siç duhet… pranë familjes!