ÇFARË I NDODHI? Dafina Zeqiri, në gjendje jo të mirë shëndetësore – AlpeGossip
ÇFARË I NDODHI? Dafina Zeqiri, në gjendje jo të mirë shëndetësore

ÇFARË I NDODHI? Dafina Zeqiri, në gjendje jo të mirë shëndetësore

Dafina Zeqiri ka qënë padiskutim një ndër emrat më të komentuar së fundmi në shtypin rozë. Fillimisht ishte sherri virtual mes trekëndëshit Sara-Ledri-Dafina, që shkaktoi një zhurmë të madhe në rrjetet sociale por duket se çdo gjë është qetësuar. Më pas shkëputja e Dj Geek nga skuadra e shtëpisë diskografike “Moneyz Muzic”, shkaktoi gjithashtu një zhurmë të madhe, pasi Dafina dhe Dj Geek, “thumbuan” njëri-tjetrin përmes disa postimeve të bëra në profilet e tyre përkatëse të Instagramit.

Por nuk mbaroi me kaq, vetëm pak ditë më parë, ish-menaxheri i Dafinës, Drin Zatriqi ka hedhur në gjyq këngëtaren për shkak të disa fyerje dhe shpifjeve publike që këngëtarja ka bërë kundrejt tij. Zeqiri, rreth një vit më parë, ka bërë disa postime në profilin e saj në “Twitter”, përmes të cilave ka përdorur fjalë të rënda ndaj tij.

Nga ana tjetër, këngëtarja e njohur ka mbyllur një sezon mjaft të suksseshëm veror, me koncerte të shumta si brenda dhe jashtë Shqipërisë. Vetëm pak ditë më parë, artistja ka ndarë me publikun se po shijonte disa pushime të qeta përkrah njerëzve të saj të dashur, ku gjithashtu ka publikuar edhe një foto romatike përkrah të dashurit të saj.

Mbrëmja e kaluar nuk ka qënë tepër e mirë për Dafinën, e cila përmes një postimi të bërë në profilin e saj zyrtar të Instagramit, këngëtarja ka treguar se nuk është në një gjendje të mirë shëndetësore dhe se shkak për këtë është bronkiti.

Kthim në realitet. Bronkiti”, shkruan artistja bashkangjitur postimit të saj në “Instastory” teksa shihet që mban një maskë oksigjeni.

Mometalisht Dafina Zeqiri është duke shijuar projektin e saj më të ri muzikor “Xhane Xhane”, në bashkëpunim me Bruno dhe Klajdi Harunin, një projekt muzikor që është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar, edhe pse ka vetëm tre ditë që është publikuar