ÇFARË SHKRUAJNË PËR TË? Bleona Qereti jehonë në mediat ndëkombëtare (FOTO) – AlpeGossip
ÇFARË SHKRUAJNË PËR TË? Bleona Qereti jehonë në mediat ndëkombëtare (FOTO)

ÇFARË SHKRUAJNË PËR TË? Bleona Qereti jehonë në mediat ndëkombëtare (FOTO)

Bleona Qereti është një nga këngëtaret shqiptare që po korr sukses në botë. Ditë më parë kënga e fundit “I Don’t Need Your Love” mori kryesimin në top-listën e Billboard për zhanrin ‘dance club’, ndërsa revista e famshme i kushtoi një artikull suksesit të këngëtares . Në një prononcim për ‘Billboard’, Bleona është shprehur se kjo këngë ka për një rëndësi të madhe dhe transmeton një mesazh për suksesin e femrave. “Kjo këngë ka rëndësi shumë të madhe për mua, sepse është një histori personale, diçka që e kam shkruar derisa kisha një dhimbje të madhe dhe nuk kisha zgjidhje tjetër, po ta shënoja dhimbjen time në muzikë. Besoj se shumë femra mbështeten te një mashkull për të marrë miratimin dhe shumë meshkuj mendojnë se femra nuk mund të ketë sukses pa mbështetjen e tyre. Prandaj, ‘I Don’t Need Your Love’ e dërgon pikërisht mesazhin që e thyen këtë model. Mendoj se fraza ‘Duket se mendove që do të rrëzohesha, por mallkuar, nuk më duhet dashuria jote’ e përmbledh thuajse të tërën”, ka thënë Bleona.

Kujtojmë që prej kohësh Bleona ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po punon për një karrierë ndërkombëtare. Shpesh ajo është parë e shoqëruar dhe me personazhe të famshëm./