ÇIFTI I “BIG BROTHER” NË PRAG TË MARTESËS/ Lidhja aspak normale e Teas me Kristin që nisi pas dështimit në… – AlpeGossip
ÇIFTI I “BIG BROTHER” NË PRAG TË MARTESËS/ Lidhja aspak normale e Teas me Kristin që nisi pas dështimit në…

ÇIFTI I “BIG BROTHER” NË PRAG TË MARTESËS/ Lidhja aspak normale e Teas me Kristin që nisi pas dështimit në…

Nata e parë e “Festës së Birrës” në qytetin e Korçës ishte mbushur plot emocione. Mes mijëra njerëzve të mbledhur në sheshin e qytetit, ish-banori i “Big Brother”, Kristi Becka, i propozoi për martesë të dashurës së tij, Tea Zhuli. Kristi Becka dhe Tea u njohën brenda së njëjtës shtëpi të vëzhguar nga kamerat, pikërisht aty ku Kristi pa me sytë e tij çdo hap të lidhjes së saj me fituesin e atij edicioni, Vesel Kurtishajn.

Kristi u kujdes që këtë moment emocionues dhe të rëndësishëm për jetën e tyre ta bëjnë publik para shumë njerëzve në mes të qytetit të tyre të lindjes. Nga videot e siguruara nga “Express” vihej re entuziazmi i njerëzve në shesh si dhe emocionet që kanë mbërthyer Tean në skenën e “Festës së Birrës”. Qyteti ishte pushtuar nga drita e fishekzjarrëve, duke shtuar kështu më tepër atmosferën e krijuar. Kristi dhe Tea tashmë regjistrohen si të paktët çifte që vazhduan përtej “reality show” një marrëdhënie të bukur njerëzore, pas Ogrenit e Nedës, apo Danjelit dhe Fotinisë.

Por historia e Kristit me Tean nuk është aspak normale, duke qenë se kur ata ishin në shtëpinë e “Big Brother”, Tea i qante hallin për lidhjen që nuk po funksiononte si duhej me Veselin. Pas daljes nga loja, ajo nisi bashkëjetesën në Tiranë me Kurtishajn, një marrëdhënie që përfundoi me ndarje të hidhur gjatë kohës kur ai konkurronte në “Dance with me”. Nuk vonoi shumë dhe Tea u pa papritur në krahët e Kristit, i cili ndërkohë kishte nisur punë në televizion, si partneri i Ilda Bejlerit në emisionin “Bar Skedina”.

Tashmë, ata e kanë hedhur pas të shkuarën, duke planifikuar dasmë së shpejti. Lidhja që nuk pritej e ish-rivalëve të “BB”, ndodhi ekzaktësisht 1 vit pasi Tea Zhuli e pranoi hapur se ishte zhgënjyer nga Veseli, një lidhje që u konsiderua e dështuar. Kristi Becka ishte miku më i mirë i Tea Zhulit në orvatjet plot ngacmime të saj mes Vesel Kurtishaj dhe Fisnik Veisllarit brenda shtëpisë së “Big Brother”.

Ata janë të dy nga Korça dhe dolën hapur si çift në fillim të 2017- s. Pasi gjetën veten profesionalisht në Tiranë, Tea si modele e stiliste, ndërsa Kristi si ekspert futbolli, duket se gjetën gjuhën e përbashkët edhe në dashuri për të nisur një lidhje të fortë mes tyre.

KRISTI: “ME TEAN KEMI KIMI, DO JEMI PRINDËR ME SHUMË FËMIJË”

Ndryshe nga lidhja me Veselin që dukej më e fshehtë dhe romantike, lidhja me Kristin duket më argëtuese dhe e hapur, ashtu siç është dhe natyra e tij. Në një intervistë për “Panorama Plus”, Kristi rrëfeu lidhjen me Tean dhe planet e tyre për të krijuar familje së shpejti.

“Jemi të veçantë si çift. S’e di unë çfarë është kimia dhe fizika, po ne kemi dashuri… Ne kemi bashkëjetuar që ditën e parë që u lidhëm. Kemi shumë plane në përgjithësi, por unë nuk i tregoj se jam supersticioz. Pra, nuk më dalin planet kur i diskutoj”, është shprehur ai. Sa për fëmijët, që planifikojnë të sjellin në jetë së shpejti, ai shprehet: “Dëshira është që të bëj një familje shumë të madhe me Tean. Tre fëmijë të sigurt, por edhe 4 ose 5. Dëshiroj djem, vajza dhe një lindje mendoj se do të jenë binjakë”.