ÇMENDËN RRJETIN/ Vajzat e ekranit shqiptar që nuk patën “turp” të pozojnë nudo – AlpeGossip
ÇMENDËN RRJETIN/ Vajzat e ekranit shqiptar që nuk patën “turp” të pozojnë nudo

ÇMENDËN RRJETIN/ Vajzat e ekranit shqiptar që nuk patën “turp” të pozojnë nudo

Bleona Qereti, Beniada Nishani apo Nora Istrefi, ka shumë figura të njohura të showbizit që të paktën një herë kanë pozuar krejtësisht nudo, për një revistë, videoklip ose thjesht për të surprizuar fansat e tyre.

Këto janë disa nga artistet shqiptare që kanë guxuar:

Bleona Qereti

Këngëtarja Bleona Qereti i ka surprizuar më shumë se një herë ndjekësit e saj në rrjetin social “Instagram” me foto nudo. E vetëdijshme për bukurinë e saj, ajo nuk heziton të shfaqë trupin e saj pa rroba.

Këngëtarja ka treguar shumë herë se format e saj fizike janë mjaft mirë dhe se ajo nuk ka komplekse.

Beniada Nishani

25-vjeçarja e lindur në Durrës, por e rritur në Itali, Beniada Nishani (Jakiç), duket ka pozuar si modele imazh i revistës “Playboy” të Portugalisë, ku më pas ka marrë edhe oferta të tjera për editoriale mode, siç është revista e famshme GQ e Italisë.

Beniada ka realizuar një set fotosh nudo, që ajo e konsideron një zhveshje me klas, duke qenë se nuk sheh asgjë vulgare në pozat e saj.

Pas këtyre pozave, modelja pozoi sërish nudo për fotografin shqiptar, Renuar Locaj. Ai postoi në “Instagram”-in e tij një foto të re, ku Beniada duket si një skulpturë perfekte që mbulon pjesët intime thjesht me duar.

Dafina Zeqiri

Këngëtarja njihet për talentin e saj në muzikë, ku në çdo videoklip që realizon është e kuruar deri në detaj. Në videoklipin e këngës “A e ma n’men”, Dafina duket se ka guxuar shumë pasi ka zbuluar më shumë seç duhej, duke u zhveshur e gjitha. Ajo ka mbuluar vetëm pjesët intime me petale trëndafili.

Por kjo nuk ësht hera e vetme që ajo pozon nudo. Në Instagramin e saj ajo ka surprizuar ndjekësit me këto foto.

Nora Istrefi

Edhe Nora Istrefi ka publikuar foto të nxehta madje dhe një videoklip ku shfaqet nudo duke bërë zhurmë te madhe jo vetëm te shqiptarët, por edhe në rajon, duke qenë asokohe këngëtarja më e përfolur në skenën shqiptare.

Dua Lipa

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa ka pozuar nudo për revistën Elle. Ajo ka ‘çmendur’ me foton, ku shfaqet duke pozuar topless për herë të parë, teksa pjesët intime i ka mbuluar me një kitarë shumëngjyrëshe.

Kleoniki Delijorgji

Modelja dhe këngëtarja Kleoniki Delijorgji nuk i ka lënë aspak vend imagjinatës me pozat në disa postime në llogarinë e saj në Instagram. Artistja realizoi një set fotografik në Shkretëtirën e Saharasë.

Duke zhveshur frikërat e mia, më lini lakuriq”, shkroi Kleoniki krahas imazheve.

Rita Ora

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, njihet jo vetëm për zërin e mrekullueshëm, por edhe për fizikun e saj që është gjithmonë në super formë. E nuk janë të rralla foto që këngëtarja poston për të treguar hiret e saj, duke surprizuar shpeshherë edhe me foto nudo.

Eleni Foureira

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram disa foto të vetes, ku duket tërësisht nudo përballë një pasqyre me avull.

Me pozën e saj para pasqyrës ajo ka përshëndetur edhe fansat duke shkrur mbi pasqyrë: “Ju dua”

 Dashuri Bilaj

Dashuri Bilaj është një artiste Shqiptare që karrierën dhe jetën e ka ndërtuar në Kosovë. Prej vitesh është në tregun muzikor ndërsa në vitin 2018 ajo ka fituar çmimin “Miss Grand Albania”.

Bilaj u rikthye në Shqipëri për të dhënë një mesazh të fortë në lidhje me një çështje e cila ka qenë gjatë gjithë kohës jo vetëm shqetësim për Shqipërinë por edhe vendet fqinje.

Këngëtarja ka zgjedhur që të ngrejë shqetësimin e ndotjes së bregdetit duke kërkuar të tërheqë vëmendjen nëpërmjet një seti fotografik nudo mes mbetjeve në Bregdet.

Ajo ka zgjedhur këtë mënyrë për të ndërgjegjësuar qytetarët që mos të ndotin më detin dhe lumenjtë si dhe institucionet të marrin masa. Sipas saj, ky guxim i tepruar i cili mund të paragjykohet duhet të shikohet në anën tjetër të medaljes, atë të fenomenit të ndotjes së plazheve