DASMË NË HORIZONT/ Djali i Bashkim Finos do të martohet me vajzën e zyrtarit të LSI-së – AlpeGossip
DASMË NË HORIZONT/ Djali i Bashkim Finos do të martohet me vajzën e zyrtarit të LSI-së

DASMË NË HORIZONT/ Djali i Bashkim Finos do të martohet me vajzën e zyrtarit të LSI-së

Nuk kanë qenë të rralla historitë e dashurisë që kanë lindur mes fëmijëve të politikanëve shqiptarë.

Djali i deputetit socialist Bashkim Fino, Redi do të martohet me vajzën e Gëzim Podgoricës, ish-drejtor i Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH) dhe anëtar i Kryesisë së LSI.

Sipas “Newsbomb”, Redi Fino do t’i japë së shpejti fund beqarisë dhe do të kurorëzojë dashurinë me Edlira Podgoricën.

Data e dasmës ende nuk dihet, gjithashtu as detajet për ceremoninë që pritet të mbledhë disa nga emrat e njohur të politikës shqiptare.