Pavarësisht se ka kaluar shumë kohë nga historia e Stines dhe Roza Latit, disa fansa ende ngacmojnë partneren e këngëtarit, Gracielën në lidhje me këtë marrëdhënie të vjetër.
Përmes një videoje në profilin e saj në TikTok me në sfond këngën “Çifti simpatik”, Graciela ka shkruar se kjo këngë është dedikim për të por ndjekësit e saj pretendojnë se në fakt kjo këngë është shkruar për Roza Latin.
“Të gjithë e dinë se për kë është bërë kjo këngë”, shkruan një komentuese.
“Ti dhe ata ‘të gjithë’ që thua ti, se mendojnë si ty, dini vetëm përrallat e Vera Grabockës dhe portaleve. Kështu që flini nga krahu që keni dëgjuar përralllat“, përgjigjet Graciela.
Por këngëtarja nuk është ndalur me kaq, ajo ka vijuar të bëjë disa postime të njëpasnjëshme, ku sqaron të gjithë ata që dyshojnë se kjo këngë është bërë për dikë tjetër dhe jo për të.
Një tjetër komentuese ka shkruar: “O zemër, ky e do dashurinë e parë, me këtë këngë kanë kërcyer bashkë. Shikoje videon mirë pastaj fol”.
“O zemër, e di cili është problemi? Problemi është se ju çfarë shihni dhe dëgjoni, e besoni. Unë nuk kam çfarë të shoh fare, kam qënë në krahë të bashkëshortit tim në çdo moment për 15 vite rresht. Pavarësisht uljeve-ngritjeve që ka cdo çift në një lidhje, kam parë mbi të gjitha dashurinë që kemi për njëri-tjetrin. Sa për informacion, këngë “Çifti Simpatik” është bërë para formatit të kërcimit (ku Stine dhe Roza morën pjesë). Tani ju besoni dhe flisni çfarë shihni në portale, ndërsa unë kam fakte. Të gjithë datat e projeteve në PC në studio“, sqaron Graciela.