Jemi mësuar që tek veshjet e deputeteve të mbizotërojnë ngjyrat e errëta mirëpo me ardhjen e pranverës, këtë të enjte, disa prej tyre i kanë mahnitur të gjithë duke shkuar në seancë plenare të veshura me rozë.
“Panorama plus” ka fotografuar sot Reme Lala e PDIU-së, Klajda Gjosha dhe Floida Kërpaçi të LSI-së, të veshura me rozë sikur ta kishin bërë me fjalë.
Floida dhe Klajda kishin zgjedhur të visheshin me kostum rozë ndërsa Reme me pantallona rozë e bluzë të dizenjuar me lule.