DËSHIRONI TË ELEMINONI VARIÇET? Ja receta çudibërëse që do të ndryshojë këmbët tuaja – AlpeGossip
DËSHIRONI TË ELEMINONI VARIÇET? Ja receta çudibërëse që do të ndryshojë këmbët tuaja

DËSHIRONI TË ELEMINONI VARIÇET? Ja receta çudibërëse që do të ndryshojë këmbët tuaja

Edhe pse mundoheni t’i fshihni nën pantallonat jeans, fundet dhe fustanët e gjatë apo getat variçet, të njohura ndryshe si venat varikoze nuk zhduken nëse nuk i trajtoni ashtu siç duhet. Qëndrimi për një kohë të gjatë në këmbë është shkaku kryesor që çon në shfaqjen e tyre. Çdo venë mund të bëhet varikoze, por ato që preken më shpesh janë venat e gjymtyrëve të poshtme. Për shumë njerëz, venat varikoze dhe venat merimangë (një lloj i zakonshëm dhe më i lehtë i venave varikoze ) janë thjesht një shqetësim estetik. Kurse për shumë të tjerë mund të jenë një shqetësim i mirëfilltë shëndetësor. Për këtë arsye Living ju sjell në artikullin e sotëm një recetë shumë efektive,e cila eleminon brenda një muaji variçet. Kujdes: Përpara se të përgatisni trajtimin e mëposhtëm sigurohuni të përdorni produkte të një cilësie të lartë.

Përbërësit që ju nevojiten janë: 20-30 thelpinj hudhër (këshillohet të përdorni hudhra vendi që kanë një erë karakteristike dhe djegin paska), 1 gotë uji vaj ulliri ekstra të virgjër dhe 1 kokërr limon.

Qëroni hudhrën dhe me ndihmën e një thike bëni nga një prerje të vogël mbi çdo thelb. Më pas shtypini në havan ose frulator derisa të bëhet një masë kremoze e lidhur. Shtoni kremin e hudhrave, vajin e ullirit dhe lëngun e limonit në një vazo qelqi, të cilin duhet ta mbyllni hermetikisht dhe ta ruani në një vend të freskët e pa dritë për 48 orë. Më pas filtroni vajin dhe masazhoni këmbët 10-15 minuta në ditë. Këshillohet që ta provoni këtë trajtim 3 herë në vishni çorape të gjata.