DETAJE TË PUNIMIT ME DORË/ Xhensila dhe Bes Kallaku marrin një dhuratë fantastike (FOTO) – AlpeGossip
DETAJE TË PUNIMIT ME DORË/ Xhensila dhe Bes Kallaku marrin një dhuratë fantastike (FOTO)

DETAJE TË PUNIMIT ME DORË/ Xhensila dhe Bes Kallaku marrin një dhuratë fantastike (FOTO)

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë një ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar.

Duke qenë se ky fakt është i pandryshueshëm që nga fillimet e para të tyre në ekranet televizive, interesi i publikut për jetën e tyre jashtë kamerave gjithmonë ka qenë shumë i madh.

Si Xhensila ashtu edhe Besi kujdesen shumë mirë në këtë pjesë, në mënyrë që publikun në përgjithsi dhe fansat e shumtë, që kanë, t’i mbajnë sa më afër vetes.

Dyshja tashmë janë bërë prindër të një vajze dhe po shijojnë çdo moment si prind. Së fundmi ata kanë marrë një dhuratë të veçantë, e cila shihet që është punim dore.

Edhe atë e kanë ndarë me ndjekësit në Instagram.