DIKUR I LIDHUR ME ALBËN/ Sot Dijedoni i BB8 flet për dasmën me të dashurën e re – AlpeGossip
DIKUR I LIDHUR ME ALBËN/ Sot Dijedoni i BB8 flet për dasmën me të dashurën e re

DIKUR I LIDHUR ME ALBËN/ Sot Dijedoni i BB8 flet për dasmën me të dashurën e re

Të gjithë e mbajnë mend dentistin nga Kosova, Dijedon Musa i cili u bë shumë i njohur për publikun pas pjesëmarrjes në ‘Big brothr Albania 8’.

Dijedoni tërhoqi vëmendjen kryesisht me lidhjen që krijoi me ish-banoren Alba Çobaj. Alba dhe Dijedoni vazhduan lidhjen e tyre edhe jashtë shtëpisë së ‘Big Brother’, megjithatë marrëdhënia e tyre mori shpejt fund.

Alba vazhdoi me angazhimet e saj në televizion dhe u përfol edhe për lidhje të tjera, ndërsa Dijedoni u largua nga vëmendja mediatike.

Ditën e sotme ai ka dhënë një intervistë për ‘Panorama Plus’ ku ka zbuluar se tashmë është çmendurisht i dashuruar me kolegen e tij që e ka njohur në klinikë dhe e ka zbuluar dhe planet për dasmë.

“Gjërat e bukura vijnë ngadalë, besoj unë. Është një kolege e imja që jemi njohur në klinikë. Pastaj avash-avash e kemi zhvilluar marrëdhënien. Por do e shpalos me kalimin e kohës. Për dashurinë nuk ka njësi matëse dhe rrjedhimisht nuk mund të vlerësojmë asnjëherë se sa shumë jemi të dashuruar. Por unë veten time po e shoh në një gjendje të paimagjinuar e të paprovuar më parë, sa i përket dashurisë. Tek ajo më tërheq çdo gjë, absolutisht çdo gjë që posedon. Sepse dashuria dhe ajo shkëndija e parë për dikë nuk pyet se kush është apo çfarë pune bën, por të vjen natyrshëm.”, ka thënë ish banori teksa më vonë ka zbuluar dhe nëse kanë plane për martesë.

“Hmmm, plane tamam, tamam konkrete, akoma jo. Për asgjë deri më tani nuk kemi bërë plane, kështu që vazhdojmë t’i bëjmë gjërat ashtu siç do i ndiejmë. Por që do të ketë ndryshime besoj.”, ka thënë ai ndër të tjera.

ImageImageImage