Tashmë jemi mësuar me shoqërinë e pandashme të arbanës dhe Xhemit, e madje jemi mësuar me faktin se gati çdo ditë ato e kalojnë nëpër shtëpitë e njëra-tjetrës ose nëpër restorante duke ngrënë dreka e darka.
Një ditë të tillë duket se mikeshat e kanë kaluar sot në një restorant duke ngrënë drekë. Arbana ka postuar një foto në të cilën moderatoret bukuroshe kanë pozuar bashkë dhe Arbana e ka shoqëruar me përshkrimin: Për drekë me derrkucin. Edhe më parë jemi mësuar me këtë etiketim dhe mesa duket miket e thërrasin njëra-tjetrën kështu me shaka.
Më vonë Arbana ka postuar një foto tjetër teksa duket duke luajtur me djalin e saj dhe të Xhemit, dhe është duke u futur në një lodër. Ajo aty na ka treguar dhe se fëmijët e thërrasin Pana. Nga ana tjetër Xhemi ka postuar një foto me përshkrimin: Dil qe teta Pana se e theve.
Duket qartë se mikeshat e shijojnë shumë kohën kur ndodhen pranë njëra-tjetrës. /AlpeGossip.al