DJALË SUPER ROMANTIK/ Shihni si e surprizon Fero për ditëlindje Arbenitën – AlpeGossip
DJALË SUPER ROMANTIK/ Shihni si e surprizon Fero për ditëlindje Arbenitën

DJALË SUPER ROMANTIK/ Shihni si e surprizon Fero për ditëlindje Arbenitën

Ditën e sotme, partnerja e Feros, Arbenita Ismajli, feston 21-vjetorin e saj të lindjes. Sapo ka hyrë mesnata, ajo ka ndarë me ndjekësit në Instagram surprizën e ditëlindjes nga partneri i saj, Fero.

Çifti shfaqet duke ngritur në qiell një balonë në formë zemre dhe të dy qëndrojnë të përqafuar teksa e shohin të ngrihet në ajër. Më pas, ata shfaqen duke prerë tortën e ditëlindjes, teksa reperi i mban dorën të dashurës.

“Gëzuar ditëlindjen shpirti jem. Të uroj më të mirat!”, shkruan Fero krahas fotos së Arbenitës të publikuar në profilin e tij, ndërsa ka publikuar edhe një tjetër foto me të në Instastory.