“DJALI I BALADAVE”/ Të gjitha herët kur Alban Skënderaj na bëri të kërcejmë si të “çmendur” me këngët e tij – AlpeGossip
“DJALI I BALADAVE”/ Të gjitha herët kur Alban Skënderaj na bëri të kërcejmë si të “çmendur” me këngët e tij

“DJALI I BALADAVE”/ Të gjitha herët kur Alban Skënderaj na bëri të kërcejmë si të “çmendur” me këngët e tij

Alban Skënderaj është një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar. Ai ka një karrierë shumë të gjatë dhe që prej fillimeve të tij është etiketuar si ‘djali i baladave’. Këngët e tij janë bërë kolona zanore për momente të rëndësishme të shumë njerëzve që kanë kurorëzuar dashurinë e tyre.

Por pavarësisht gjithë baladave që ai solli ndër vite, Albani mbahet mend nga publiku dhe për ato herë ku me këngët e tij ritmike i bëri të gjithë të kërcejnë si të ‘çmendur’.

E tillë ka qenë kënga me titull ‘24 orë’ në bashkëpunim me Young Zerkën, të cilën e publikoi në gusht të vitit 2014.

Pas kësaj kemi dëgjuar dhe këngë të tjera me ritëm nga Albani si: ‘Duart lartë’, ‘1000 premtime’, apo ‘Peng’.

Në vitin 2018 Albani u rikthye në një bashkëpunim tjetër të suksesshëm me Young Zerkën, duke sjellë për të gjithë fansat këngën ‘Deja vu’.

Ndonëse Skënderaj fitoi zemrën e publikut me hitin e përhershëm ‘Vetëm ty’, ai diti të qëndrojë pranë shijeve të publikut edhe me këngët ritmike që solli, të cilat rezultuan të ishin po aq të suksesshme sa baladat.