“DO DOJA TË KTHEHESHA…”/ Alban Ramosaj na tregoi dëshirën më të pazakontë të ditëlindjes (FOTO) – AlpeGossip
“DO DOJA TË KTHEHESHA…”/ Alban Ramosaj na tregoi dëshirën më të pazakontë të ditëlindjes (FOTO)

“DO DOJA TË KTHEHESHA…”/ Alban Ramosaj na tregoi dëshirën më të pazakontë të ditëlindjes (FOTO)

Këngëtari shqiptar Alban Ramosaj është sot djali i ditëlindjes dhe kjo ditë ka nisur për të me surpriza nga personat më të afërt.

Sapo ka hyrë mesnata, mamaja e tezja e tij, Antigona e Albërija, kanë kënduar për djalin këngën e ditëlindjes dhe nata ka vazhduar me festë, teksa darkonin të buzëqeshur.Nëse u bëtë kuriozë për moshën e këngëtarit, ju tregojmë se ai ka lindur më 7 mars të vitit 1996 dhe sot mbushi 25 vjeç!

Të shumta kanë qenë urimet drejtuar Albanit, ndërsa ai ndau një pjesë të tyre në rrjete sociale.

Gjithashtu, këngëtari na tregoi edhe dëshirën më të pazakontë të ditëlindjes për këtë vit, duke shkruar:

“Dëshira ime e ditëlindjes është të kthehesha në kohë dhe të investoja të gjitha qindarkat e mia në bitcoin. Faleminderit.”

Gjithashtu, me humor Albani ka shkruar në Instagram se nuk e beson dot që ditëlindja e tij erdhi kaq shpejt, ndaj nuk dëshiron “ta quajë” fare këtë vit.

“Ky vit nuk llogaritet, mbush 25 vitin tjetër.”- ka shkruar ai me humor.

Si Albani duhet të ndihen të gjithë, pasi viti që lamë pas ishte më i vështiri për shkak të Covid-19 dhe jeta u vendos në pauzë. Pra me të drejtë, nuk e jetuam këtë vit jete, ndaj s’duam ta llogarisim në moshë!