”DO SHTOJMË KOMBIN”/ Ariana zbulon se sa fëmijë duan të kenë ajo dhe Ermali – AlpeGossip
”DO SHTOJMË KOMBIN”/ Ariana zbulon se sa fëmijë duan të kenë ajo dhe Ermali

”DO SHTOJMË KOMBIN”/ Ariana zbulon se sa fëmijë duan të kenë ajo dhe Ermali

Çifti i njohur i Showbizit, Ariana dhe Ermal Fejzullahu, janë prindër të katër fëmijëve. Ato kanë tre vajza dhe një djalë. Njëra ndër vajzat erdhi në jetë vetëm para pak kohësh dhe e quajtën Ana, nga shkurtimi i emrit Ariana.

Dyshja janë shumë të lidhur pas fëmijëve madje duan ta zgjerojnë akoma më shumë familjen. Këtë e ka treguar vetë Ariana, e ftuar këtë të shtunë te ‘Rudina’. Ajo ishte e ftuar së bashku me vjehrrin e saj, Sabri Fejzullahun.

Ariana ka rrëfyer se dëshira e saj dhe e Ermalit është që të kenë një familje të madhe, me plot 6 fëmijë.  “Edhe unë edhe Ermali kemi qejf të kemi një familje të madhe dhe kismet… ne kemi vendosur që të bëjmë gjashtë fëmijë. Pse mos të shtojmë kombin dhe të bëjmë fëmijë të bukur”, u shpreh ajo.