“DO TË DIVORCOHEM PËR TY”/ Dj-i me famë botërore i shpreh ndjenjat Era Istrefit (FOTO) – AlpeGossip
“DO TË DIVORCOHEM PËR TY”/ Dj-i me famë botërore i shpreh ndjenjat Era Istrefit (FOTO)

“DO TË DIVORCOHEM PËR TY”/ Dj-i me famë botërore i shpreh ndjenjat Era Istrefit (FOTO)

Historia e ngacmimeve mes Era Istrefit dhe Dj-it me famë botërore Diplo, ka kohë që ka nisur, por gjërat me sa duket janë bërë më serioze kohët e fundit.

Në një foto të re ku këngëtarja shfaqet tepër seksi me një look ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim, Diplo nuk mund të rrinte pa i bërë disa provokime.

Fillimisht e ka ngacmuar për pipëzat plastike që Era po përdorte për pijen e saj, dhe këngëtarja shqiptare nuk ka qëndruar duarkryq por i ka kthyer përgjigje menjëherë:

“Duhet të ndalosh së përdoruri pipëza plastike”, i shkruan ai ndërsa Era ia kthen: “Çfarë të keqe kanë pipëzat plastike? Nuk dua të prish buzëkuqin”.

Më pas Diplo e ka propozuar në sy të të gjithëve, duke i thënë se do të dicorcohet për të.

“Do të jap divorcin për ty”.

Era nuk i ka kthyer përgjigje këtij komenti, por fansat e saj nuk e kanë pritur mirë aspak. Disa prej tyre i kujtojnë Diplo-s së është i moshuar për këngëtaren dhe baba.

Në të vërtetë, 41-vjeçari Diplo nuk është i martuar edhe pse mamaja e djalit të Diplo-s, Kathryn Lockhart është përfolur si gruaja e tij. Ata e nisën romancën në vitin 2009 dhe një vit më pas ajo lindi djalin e tyre.

Lockhart punonte si bariste dhe më pas e la punën për t’u bërë një nënë me kohë të plotë. Çifti nisi bashkëjetesën por marrëdhënia e tyre u ndërpre në 2014-n.

Gjatë kohës kur Diplo ishte duke flirtuar me këngëtaren Katy Perry, dolën fjalët se Lockhart ishte sërish shtatzënë me atë që do të bëhej djali i dytë i Diplos.

DJ-i madje i mori të dy djemtë si shoqërues për çmimet “Grammy 2017”.

Pra, shkurtimisht Diplo nuk është i martuar dhe mund të flirtojë me Era Istrefin sa herë të dojë!