“DONALDI ËSHTË AI DJALI…”/ Çfarë tha Jonida Maliqi për rrugëtimin e ish-kunatit në “BB VIP” – AlpeGossip
“DONALDI ËSHTË AI DJALI…”/ Çfarë tha Jonida Maliqi për rrugëtimin e ish-kunatit në “BB VIP”

“DONALDI ËSHTË AI DJALI…”/ Çfarë tha Jonida Maliqi për rrugëtimin e ish-kunatit në “BB VIP”

Këngëtarja e dashur për publikun, Jonida Maliqi, ishte e ftuar ditën e djeshme në emisionin “Ftesë në 5”, në Top Channel, ku foli edhe për “Big Brother VIP Albania”.

Jonida zbuloi se të katër finalistët i ka shok, përveç modeles seksi, Beniada Nishani, të cilën nuk e njeh personalisht.

E pyetur se kush nga finalistët do të fitojë çmimin e madh, Maliqi dha një përgjigje diplomatike dhe ka thënë një fjalë të mirë për gjithsecilin.

“Einxheli është vajza e fortë që ia del gjithmonë. Donaldi është ai djali që është dhe jashtë Iliri me pjekurinë e tij është shumë strateg. Beniada është vajza që do të donim të gjitha ta kishim shoqe. Nuk dua të jap një emër sepse nuk dua të ndikoj te publiku”, u shpreh Jonida Maliqi.

Për ish-kunatin e saj, Donald Veshajn, Jonida theksoi se ruan ende marrëdhënie të mira dhe e ka shok.