Nëse doni disa pamje që t’ju motivojnë sot të ngriheni nga shtrati e të stërviteni, Xhensila Myrtezaj na i ka servirur gati.
Këngëtarja shqiptare ka publikuar disa video në Instastory, ku tregon linjat e hatashme që ka krijuar me stërvitjen e saj, dhe duket e mrekullueshme.
Barku i sheshtë, të pasmet dhe këmbët e tonifikuara bien në sy në pamjet e publikuara nga këngëtarja, e cila shfaqet e veshur me një pale streçe pas trupit.
Edhe pse ka arritur linja perfekte trupore pak kohë pas lindjes, Xhensila nuk ndalet. Këngëtarja duket në formë shumë të mirë, me veshjen e ngushtë pas trupit, ndërsa stërvitet nën mbikëqyrjen e trajnerit.
Pak ditë më parë, Xhensila dhe Besi festuan 3-vjetorin e kurorëzimit të dashurisë së tyre, fruti i së cilës është vogëlushja e tyre Ajka.