Duket se po na “ngelin në derë”/ Kush janë vajzat beqare të showbizit që kanë ide të “çuditshme” rreth martesës – AlpeGossip
Duket se po na “ngelin në derë”/ Kush janë vajzat beqare të showbizit që kanë ide të “çuditshme” rreth martesës

Duket se po na “ngelin në derë”/ Kush janë vajzat beqare të showbizit që kanë ide të “çuditshme” rreth martesës

Thonë që sa më shumë kohë të kalosh si beqare, aq më tepër rriten pritshmëritë dhe kërkesat për mashkullin ideal ose aq më shumë të zbehet dëshira për tu martuar.

Ne në showbizin shqiptar kemi disa vajza që duket sikur po na “ngelin në derë”. Idetë e këtyre artisteve janë ndoshta pak kundër rrymës që mentaliteti i shoqërisë tonë ka. Megjithatë ne në AlpeNews.al kemi vendosur që të listojmë disa nga deklaratat e çuditshme që ato kanë shprehur rreth martesës së tyre.

Së fundmi aktorja Niada Saliasi e ftuar mbrëmjen e kaluar në një nga emisionet e Top Channel, aktorja shqiptare ka folur edhe për jetën private dhe martesën në veçanti. Niada Saliasi ka folur hapur duke dhënë mendimin e saj për këtë të fundit.

Për aktoren, martesa është një vendim që merret në një moment budallallëku, ndoshta në ekzaltim e sipër. E pyetur se kur do t’i thoshte “Po” martesës, Niada u përgjigj duke thënë se vetëm kur të ishte në gjendje të dehur.

Gazetarja Iva Tiço e ftuar në emisionin “Thumb” rrëfeu disa të pathëna nga jeta e saj personale dhe profesionale. E pyetur nga dy moderatoret e emisionit nëse në të ardhmen ka në plan të bëjë një dasmë, përgjigja e saj na ka befasuar të gjithëve. Iva tha se nuk ka për ta veshur kurrë fustanin e bardhë të nusërisë dhe për këtë ka një arsye të madhe.

“Unë kam qejf ti shoh, të punoj me fustanet e nuseve por për vete jo. E kam mbyllur atë kapitull. Por qëkur më mungon im atë nuk ka kush të më çojë në altar.”,- është shprehur Iva.

Gazetarja e njohur tha se e ndjen jashtë mase mungesën e babit dhe theksoi se mashkulli më i rëndësishëm në jetën e një vajze është pikërisht babai.

“Një gruaje i duhet vetëm një burrë në jetë, babai. Është burri i vetëm tek i cili mund të mbështetesh.”, përfundoi Iva.

Këngëtarja Anxhela Peristeri është gjithashtu një nga beqaret e showbizit shqiptar. E ftuar në studion e emisionit “Top Show Magazine” për të promovuar një nga klipet e saj gjatë intervistës, ishte moderatori Alban Dudushi, i cili e ngacmoi për jetën e saj personale.

“ 32 vjec ke mbetur pa martuar?” – tha ai.

Mirëpo menjëherë reagoi gazetarja Albana Osmani e cila tha:“Ce ke këtë, ke ngel pa martuar”.

E gjendur në këtë situatë, këngëtarja Anxhela Peristeri tha se ende nuk ka ardhur personi i duhur.

Pra Anxhela nuk është kundra martesës, thjesht nuk po gjen atë personin që tja mbushi mendjen për të marë këtë hap në jetën e saj.

Klodiana Shala duket se është kundra martesës, aq më tepër kundra mentalitetit shqiptar.

Mesa duket pyetja që njerëzit i bëjnë më shpesh Klodit është se kur do të martohet dhe ajo ka një përgjigje për të gjithë ata që janë të interesuar ta dinë, përfshirë edhe mamin.

“Këtu në Shqipëri duhet ta marrim burrin vetëm për hatër të njerëzve dhe të mamit. Unë nuk jam këtu” – është shprehur Shala gjatë emisionit “Thumb”.

Të jesh e lirë pa pasur dikë që të diktoj ndoshta mund të jetë qejf. Por në fund të fundit ajo që ta mbush zemrën është familja dhe po nuk e pate një të tillë nuk je e plotësuar. Përgatiti AlpeNews.al