E CILËSOI SI TË “SËMURË MENDORE”/ Zhaklina Lekatari kërcënon hapur psikologen. Publikohen audio-mesazhet e opinionistes – AlpeGossip
E CILËSOI SI TË “SËMURË MENDORE”/ Zhaklina Lekatari kërcënon hapur psikologen. Publikohen audio-mesazhet e opinionistes

E CILËSOI SI TË “SËMURË MENDORE”/ Zhaklina Lekatari kërcënon hapur psikologen. Publikohen audio-mesazhet e opinionistes

Opinionistja e edicionit të dytë të Big Brother VIP, Zhaklin Lekatari, është kthyer prej disa javësh tashmë në një ndër emrat më të diskutuar në rrjet.

Gazetarja është kryqëzuar shpesh nga ndjekësit për komentet e saj në lidhje me banorët e shtëpisë. Mirëpo së fundmi duket se opinionistja nuk e ka pritur aspak mirë komentin e një psikologeje të quajtur Anila e cila e ka quajtur Zhakun ‘të sëmurë mendore’.

Kjo gjë ka sjellë reagimin e ashpër të opinionistes ku i ka dërguar dhe disa audio-mesazhe, të cilat po bëjnë xhiron e rrjetit.

“Ty Anil në shkollën e psikologjisë kështu të kanë mësuar, që t’i drejtohesh tjetrit dhe t’i thuash ‘Ti je dhe do të mbetesh e sëmurë psikike’. Sepse unë do të ta heq licencen e psikologes, do tju bëjë ‘print screen’ këtyre mesazheve dhe do kujdesem që të mos punosh më atë. Më thuaj vendin ku punon sepse nuk do të punosh aty”- dëgjohet të thotë Zhaklina.

Publikimi i audiove ka nxitur reagime të shumta në rrjet, ku një pjesë e komentuesve kanë shprehur mbështetjen ndaj Zhaklinës mbi faktin se psikologët duhet të jenë të kujdesshëm në mënyrën se si i shprehin qëndrimet e tyre ndaj të tjerëve.

VIDEO