Siç dihet tashmë reperi i njohur shqiptar Noizy (Rigels Rajku) është baba i një vajze, e cila quhet Leandra. Ai i ka kushtuar asaj edhe këngën e famshme ‘’Noku’, mirëpo gjithmonë kujdeset që ta mbaj atë larg syrit të publikut dhe medias.
Së fundmi ai ka zbuluar nëse vajza e tij 15 vjeçare, e cila jeton në Angli me të ëmën, do të jetë e pranishme në koncertin që do të mbajë në 14 gusht në Tiranë.
“Nuk jam i sigurt. Me qejf e kam të vijë ta shohë. Mund të jetë me familjen time”, është shprehur Noizy duke mos e konfirmuar ardhjen e Leandrës në “Alpha Show.”
Leandra, e cila erdhi në jetë kur Noizy ishte shumë i ri në moshë, rrallë herë shihet në rrjetet sociale të Noizyt, për të mos thënë asnjëherë. Dikur ai publikonte rrallë ndonjë por vitet e fundit ai ka vendosur të mos bëjë asnjë postim me vajzën e tij, duke e mbajtur larg famës dhe medias.
Në intervistën e dhënë për koncertin “Alpha Shoë” që do të organizohet në 14 gusht në Tiranë, Noizy ka zbuluar edhe skenën e koncertit, ku sipas tij do të jetë një mega-spektakël i vërtetë i standardeve botërore.
“Do të jetë skena më e madhe që është bërë ndonjëherë në Shqipëri. Do jetë skenë aq e madhe sa universitetin nuk do të mund ta shohësh më. Skena është e lëvizshme, skena është e gjallë. Në momentin që do të dali artisti i fundit, që fatmirësisht jam unë, në këtë moment do të ndodhi diçka magjike në skenë”, ka zbuluar Noizy për “Pushime On Top.”
Sa i përket veshjes reperi tha: “Është e sigurt që do jem me tuta, me kanatiere 100% do kem disa bluza për t’u ndërruar pasi performanca do të jetë rreth 1 orë e gjysëm ose 1 orë e 40 minuta.”