E padepiluar dhe me strija: Rihanna sapo shkaktoi një stuhi në rrjetet sociale - AlpeGossip
E padepiluar dhe me strija: Rihanna sapo shkaktoi një stuhi në rrjetet sociale

E padepiluar dhe me strija: Rihanna sapo shkaktoi një stuhi në rrjetet sociale

Që Rihanna është shndërruar në idhull dhe ikonë mode këtë tashmë e dimë. Çfarëdo që ajo bën për çudi të gjithë e marrin si të mirëqenë dhe kthehet menjëherë në trend.

Kështu ka ndodhur edhe këtë herë me mbretëreshën e modës pasi ajo postoi tre selfie me rroba banje në Instagram ku dukej terësisht pa make up dhe po shijonte rrezet e diellit.

“Kur mezi pres për verën,”- shkruante ajo në përshkrimin e fotos.

 

Por fansat si gjithmonë që nuk lënë gjë t’u shpëtojë vunë re se idhulli i tyre kishte deklaruar dhe padashur nxjerrë një trend të ri për këtë sezon, qimet e padepiluara në këmbë dhe strijat e bardha në vithe duke treguar se ajo ka po të njëjtat imperfeksione me të gjithë.

“Qimet në këmbët e Rihanna –s janë gjendje aktuale” – shkruante një komentues.

“Rihanna ka qime në foton e postuar në Instagram, kështu që asnjë të mos guxojë të më thotë gjë kur ti rris edhe unë këtë verë”- komentonte dikush tjetër.

 

Mesa duket Riri sapo nxorii trendin e ri që femrat mezi e prisnin,seksioni i komenteve u ndez akoma më shumë nga njerëz që e falënderuan Rihannën që është kaq reale në rrjetet sociale.

“O zot jam shumë e lumtur që edhe ti ke strija, tani nuk kam pse të më vijë turp nga trupi im” – komentoi dikush.