E PAPRITUR/ Melisa rikthehet në “Përputhen”, por jo si konkurrente (FOTO) – AlpeGossip
E PAPRITUR/ Melisa rikthehet në “Përputhen”, por jo si konkurrente (FOTO)

E PAPRITUR/ Melisa rikthehet në “Përputhen”, por jo si konkurrente (FOTO)

Melisa u largua të dielën nga “Përputhen” duke e deklaruar vendimin e saj në “Përputhen Prime”. Melisa u shpreh se nuk e përballonte dot më presionin psikologjik dhe se nuk mendonte se mund të krijojë një lidhje me ndonjë nga djemtë.

Por këtë të enjte ajo është rikthyer në “Përputhen”, me një rol të ri. Në mungesë të Borës, Melisa po prezanton emisionin.

Kujtojmë që këto ditë “Përputhen” u prezantua nga Ana Kauri, ndërsa tani rolin e prezantueses e ka marrë Melisa, derisa Bora të rikthehet.