E qëlluan keqazi dhe bënë për spital/ Reagon reperi që rrahu Feron: Ani…(FOTO) – AlpeGossip
E qëlluan keqazi dhe bënë për spital/ Reagon reperi që rrahu Feron: Ani…(FOTO)

E qëlluan keqazi dhe bënë për spital/ Reagon reperi që rrahu Feron: Ani…(FOTO)

Ditën e djeshme, reperi shqiptar që u bë i njohur në fillim të vitit pasi deklaroi se kishte rrahur Feron, është sulmuar në Prishtinë. Sipas policisë, Ligriti është gjendur me lëndime në trup.

“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një përleshje mes disa personave, në rrugën Isa Boletini në Prishtinë, ku viktima L.U mashkull 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor janë duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, është shprehur Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë së Kosovës.

Në vijim të këtyre lajmeve, Ligriti ka folur për herë të parë mbi këtë ngjarje, duke u shprehur: “Ky është vetëm fillimi, ende nuk kam mbaruar”. Më pas, ai ka fotografuar veten e tij dhe e ka hedhur në Instastory këtë foto, duke iu përgjigjur me ironi lajmeve për të.