“E TMERRSHME”/ Ronela Hajati jep performancën finale para jurisë së “Eurovision”, Rozana Radi ka diçka për të thënë – AlpeGossip
“E TMERRSHME”/ Ronela Hajati jep performancën finale para jurisë së “Eurovision”, Rozana Radi ka diçka për të thënë

“E TMERRSHME”/ Ronela Hajati jep performancën finale para jurisë së “Eurovision”, Rozana Radi ka diçka për të thënë

Ronela Hajati ka dhënë mbrëmjen e djeshme perfomancën e saj përfundimtare para jurisë së festivalit të “Eurovision”.

Një natë para performancës së gjysmëfinales, përfaqësuesja e Shqipërisë dhe përfaqësues së shteteve të tjera dhanë një performancë mjaft të rëndësishme, atë para jurive, të cilët kanë rol të madh për rrugëtimin e përfaqësuesve në finale.

Ashtu siç kishte deklaruar vetë Ronela pak ditë më parë, koreografia e performancës nuk kishte ndryshuar. Madje këngëtari i njohur, Ardit Çuni, i cili ndodhet në Itali pranë Hajatit, shkroi në “Instagram” se Ronela ia doli me sukses në këtë performancë të rëndësishme për rrugëtimin e saj.

Ronela Hajati jep performancën finale para jurisë së

Por në lidhje me performancën e këngëtares ka reaguar edhe Rozana Radi, nëpërmjet një postimi në “Instastory”.  Fillimisht ajo u ka bërë thirrje të gjithë atyre që jetojnë jashtë Shqipërisë që të votojnë për Ronelën.

Më pas ajo ka postuar një foto të koleges duke e mbështetur për rrugëtimin e saj në “Eurovision”. Por postimi që mori më shumë vëmendje ishte ai që bënte kritika për efektet speciale dhe ndriçimi në performancën e Ronelës mungonin duke i cilësuar planet televizive “të tmerrshme.”

Ronela Hajati jep performancën finale para jurisë së

“Nuk mund ta shikoj performancën e Ronela Hajatit sonte për arsye personale por pashë disa video të hedhura nga ata që e kanë parë dhe xhiruar nga TV. Plan televizive të tmerrshme. Ndriçimi i këngës së Ronelës dhe efektet speciale mungonin (Ato efekte që përdoren për të mbuluar të gjithë performancën). Duhet të kërkohet urgjent t’i bëhet “yzmeti” dhe skenës në këtë këngë”, thuhet në postimin e saj.

Ronela Hajati jep performancën finale para jurisë së

Ndërkohë kujtojmë se këngëtarja shqiptare do hapë gjysëmfinalen e parë në Torino me këngën “Sekret”, e cila shoqërohet dhe me një koreografi shumë provokuese.