Periudha e unversitetit dhe gjimnazit është kosideruar gjithmonë si një nga momentet më të preferuara për njerëzit. Mirëpo mesa duket disa nga vip-at e cilësojne si më të keqen dhe disa prej tyre na kanë zbuluar edhe arsyet pse.
Disa na e zbuluan këtë sekret nëpërmjet intervistave dhe të tjerë zgjodhën rrjetin e tyre social “Instagram”.
Ja personazhet e njohur të cilët janë paragjykuar,tallur dhe e kanë kosideruar si të keqe kohën e unversitetit dhe gjimnazit.
Isli Islami
Moderatori i njohur dallohet për natyrën e tij të çiltër i cili gjithmonë është shumë i hapur për jetën e tij private.
Ditën e djeshme ai ka qenë pjesë e lojës “pyetje dhe përgjigje” ku ka zbuluar një detaj që nuk e kemi ditur më para . Isli ka cilësuar kohën e gjimnazit si më të keqen.
Fifi
Ajo është gjtihmonë shumë transparente duke u përgjigjur gjithmonë në intervista pa komplekse.
Nëpërmjet një story në rrjetin social Instagram, Fifi na ka zbuluar një detaj që nuk e dinim. Fifi na zbuloi sa kishte vuajtur dhe ishte paragjykuar në kohën kur ishte studente .
Ronela Hajati
Këngëtarja e njohur Ronela Hajati e ftuar në një emisionin ka thënë se dikur ka qenë një person i veçuar dhe shokët e klasës janë tallur me të.
“Isha ajo vajza që rrinte në bankë të parë, më thoshte familja mëso gjithë kohës. Isha me një palë syze, me tek vetull, flokët ishin të krehura si Elton Deda, ashtu të gjata se kam qenë metalare. Kam qenë shumë e vecuar, por në aktivite merrja pjesë. Ishin të vetmet momente që unë të dilja dhe të dukesha pak. Mund të them se të gjithë ata që janë talluar me mua, ia kam nxirë jetën në orë të muzikës, këndoja vetëm një këngë 8 vjet rresht dhe jam shumë e lumtur që ia kam bërë këtë. Këngën e Titanikut. Vinte ora e muzikës, thoja: Zyshe mund të dal të këndoj një këngë? Vinte pjesa që ulërisja, bërtisja”.- ka treguar Ronela mes të qeshurash“.
Ledion Liço
Moderatori në një intervist ka rrëfyer disa aspekte nga fëmijëria e tij. Ai ka treguar se si në klasë të pestë, kur sapo kishte ardhur nga Erseka në Tiranë është përballur me bullizmin për shkak se fliste me dialekt.
AlpeNews.al