EKSPERIENCA TEK “KËNGA MAGJIKE”/ Juristja tregon përgjegjësitë e vlerësimeve: Nisi me qef por… – AlpeGossip
EKSPERIENCA TEK “KËNGA MAGJIKE”/ Juristja tregon përgjegjësitë e vlerësimeve: Nisi me qef por…

EKSPERIENCA TEK “KËNGA MAGJIKE”/ Juristja tregon përgjegjësitë e vlerësimeve: Nisi me qef por…

Këngëtarja e njohur shqiptare, Orgesa Zaimi ishte pjesë e jurisë së “Këngës Magjike” vitin e kaluar ku duhet të vlerësonte artistët e rinj.

E ftuar në “Mos i fol shoferit” në Ora News, ajo ka rrëfyer se sa e vështirë ishte ti gjykonte të rinjtë duke treguar se shpesh herë e vendoste veten në vendin e tyre.

Orgesa Zaimi: Ka qenë goxha komplekse. Në fillim nisi pak me qejf, por pastaj ishte goxha përgjegjësi sepse kam debutuar dhe vetë në atë festival. Duhet të vija veten dhe në rolin e atyre. Nuk kam qenë kategorike. Nuk doja të keqkuptohesha për të kuqet që kam dhënë, kam parë që i kam dhënë më mbrapa, në Pallatin e Kongreseve. Gjithmonë kam dashur që ti suportoja dhe duhet thënë që ky vit ka qenë goxha me prurje të reja. Ka qenë një eksperiencë e mirë, kemi kaluar shumë bukur.