ËSHTË NË NJË ROMANCË DASHURIE/ Kiara është e lidhur dhe shoqja e ngushtë ia nxorri sekretin (FOTO) – AlpeGossip
ËSHTË NË NJË ROMANCË DASHURIE/ Kiara është e lidhur dhe shoqja e ngushtë ia nxorri sekretin (FOTO)

ËSHTË NË NJË ROMANCË DASHURIE/ Kiara është e lidhur dhe shoqja e ngushtë ia nxorri sekretin (FOTO)

Jeta private e Kiara Titos ka qenë në vëmendje të mediave për një kohë të gjatë, duke kujtuar këtu lidhjen me Butrint Imerin dhe së fundmi thashethemet se është në një romancë dashurie me Young Zerkën.

Sa i përket Butrintit, dyshja nuk janë më bashkë, ndërsa me Zerkën, Kiara tha se e konsideron si mundësi gjatë një loje në “Shiko kush luan”.

Megjithatë përpos thashethemeve e lajmeve në mediave, Kiara në të vërtet është në një lidhje e këtë e zbuloi shoqja e saj e ngushtë, Liesa.

Dy vajzat ishin të ftuara në rubrikën “After Party”, ku Liesa i drejtoi disa pyetje Kiarës.

Gjatë intervistës, Kiara deklaroi se është beqare, por Liesa i ktheu: “Gënjeshtare”, duke na bërë kuriozë për të ditur më shumë.

E pyetur se cili është më i bukur liqeni i Butrintit apo i Ohrit?, Sara theksoi se ka kaluar më mirë tek ai i Ohrit, duke lënë të kuptohet se Butrinti i përket së kaluarës.