Fëmijët e lindur para kohe të VIP-ave shqiptarë! Njihuni me nënat heroina që sfiduan VDEKJEN (FOTO) – AlpeGossip
Fëmijët e lindur para kohe të VIP-ave shqiptarë! Njihuni me nënat heroina që sfiduan VDEKJEN (FOTO)

Fëmijët e lindur para kohe të VIP-ave shqiptarë! Njihuni me nënat heroina që sfiduan VDEKJEN (FOTO)

Nëntori është muaji për ndërgjegjësimin për bebet e lindura prematurë. Me qindra janë ata fëmijë që lindnin prematurë në të gjithë botë. Janë të forta këto bebe sepse pavarësisht rrezikut që ju kanoset jetës së tyre, ato e gjejnë forcën për mbijetuar dhe gëzuar prindërit e tyre. Po cilat janë VIP-at shqiptarë që janë përballur me këtë vështirësi të jetës?

1.Suada Sherifi është nënë e një vajze të pagëzuar me emrin Dejzi. Modelja e njohur e ka sjellë në jetë vajzën e saj para se të mbushte 9 muaj. Ajo lindi me një peshë të vogël prej 2 kilogramë e 700 gramë, shumë e brishtë por që nuk pati probleme. Komplikacionet gjatë shtatzënisë e detyruan modelen dhe sipërmarrësen e njohur që të futej në operacion para kohe dhe të mos realizonte një lindje normale siç ajo e kishte parashikuar. Kishte ëndërruar çdo detaj, si dhe festën dhe setin fotografik që do të realizonte para se të lindte, por ja që parashikimet nuk dalin. Seti që i mungoi para lindjes, ajo e realizoi pasi solli në jetë engjëllin e saj të bukur, që i lumturon jetën çdo ditë.

Muajt e parë Suada iu përkushtua tërësisht rritjes së vajzës së saj, ndërsa tashmë, është angazhuar me biznesin e saj. 

 

2.Këngëtarja dhe moderatorja Gerta Heta ishte në pritje të dy binjakëve, por që një lindje para kohe i sakrifikoi njërin prej tyre. Dhimbja ishte e papërshkrueshme, por ajo duhej të bëhej e fortë për vogëlushen Matea, e cila luftoi 2 muaj me vdekjen, por që fatmirësisht Zotit arriti të mbijetojë.

“ Ato erdhën në jetë të dyja, shumë para kohe, por vetëm Matea arriti të mbijetojë. Matea ime luftarake që falë dëshirës së të madhit Zot për të mos ma coptuar shpirtin përjetë, falë punës së jashtëzakonshme të bluzave të bardha të “Mbretëresha Geraldinë”, sot është në shtëpi pas 50 ditësh në reanimacion. Lindi 1000 gramë, sot është 1530 gramë, shumë rrugë për të bërë, por shpresojmë që luftën më të madhe, atë me jetën e fituam. Mirënjohje për stafin human të reanimacionit të bebeve. Keni gjithnjë bekimet e një nëne.”: postoi aso kohe në rrjetin e saj social “Facebook” Greta.

 

3.Sara Hoxha është një nënë tjetër e njohur për publikun shqiptarë, e cila u detyrua gjithashtu të lindte para kohe. Këtë na e ka zbuluar vet Sara nëpërmjet një postimi në “Instagram”.

“Londoni erdhi në këtë botë 5 javë para ditës që pritej. E deri në atë kohë unë kisha lexuar dhjetëra libra dhe kisha parë qindra video, sidoqoftë asgjë nuk më përgatiti për beben e ardhur para kohe. Edhe pse nuk mund të ushqehej me gji, Londoni më tregoi që ishte njeriu më i guximshëm që njoh. Të gjitha netët që kam qëndruar duke u kujdesur për të, duke parë nëse merr frymë apo jo, ia vlejtën. Nëntori është muaji i ndërgjegjësimit për fëmijët e lindur para kohe prandaj jepni një përqafim, dhuroni në spitale dhe maternitete ose bëni çfarë është e mundur për të mbështetur këto familje!”: shkruan Hoxha.

4.Tuna Sejdiu kishte planifikuar çdo detaj të lindje së saj, por kompikacione të momentit e detyruan të sjellë në jetë Tianin para kohe me anë të ndërhyrjes Cezariane.

“Ky set fotografik së bashku me Norik Uka, lindi si ide nga eksperienca ime personale nëpër te cilën jam e bindur qe shume nëna kanë kaluar, dhe jam e bindur që nuk jam e vetmja të cilës i dështoi “plani i lindjes”. Pas përgatitjeve 9 mujore për një lindje spontane, strishat e Patrisit për të participuar në prerjen e kërthizës, strishat e duos se fotografeve nga Shkupi, për të dokumentuar aktin me të rëndësishëm të jetës time (Daaah ofc I would do that), hypno – birth seancat online për një lindje paqësore etj etj! Kishim përgatitur gjithçka për një moment si ky – Papritur u komplikua e gjithë situata brenda 8 orëve me provokime ndodhën gjera qe nuk i kishim parapare as unë e as mjekët që po përgatiteshin për lindjen e bebes dhe përfundova me lindje Cezariane emergjente.
Isha e frikësuar, e trishtuar e papërgatitur.

Aq më shumë e vuajta muajt e parë, frustrimin e lindjes Cezariane dhe pengesat me të cilat ballafaqohesha. Sikur me dështoi ndjesia me e bukur e mëmësisë, lidhja e momentit te pare…
Nuk fola asnjëherë për këtë eksperience dhe nuk do kisha folur ne asnjë nga intervistat që më keni ftuar dhe që nuk i kam pranuar për çështje privatësie (me shume respekt ju falënderoj për ftesat çdo ditë që mi keni bërë, u jam mirënjohëse) – andaj vendosa ta mbaj ‘ekskluzivitet’ timin dhe te flas me foto dhe pak fjale. Për ju, nenat te cilat e keni përjetuar ose do ta përjetoni te njëjtin emocion neper te cilin ne kemi kaluar… Milk Bath Session me qumësht formule, meqë e dimë qe është super vështirë laktacioni mbas një intervenimi të tillë (unë isha këmbëngulëse & me fat dhe ia dola). Përderisa kemi fëmijë te shëndetshëm është e parëndësishme ne formule apo qumësht gjiri, cezariane apo lindje spontane… Dhe asgjë nuk e mposhte ndjenjën e te qenit nënë.
Mëmësia është e vështirë dhe duhet te inkurajojmë njëra-tjetrën çdo ditë. Cheers to that!”: ka shrkuar Tuna në një postim të saj në “Instagram”