Kemi dëgjuar shpesh herë që të famshmit kanë rënë preh e hakimeve në rrjetet sociale. Shpesh herë kemi dëgjuar që “x” VIP-i ja kanë vjedhur Instagramin ose Facebook-un.
Me një gjë të tillë është përballur Filloreta Raçi ose siç publiku e njeh – Fifi.
Këngëtarja e cila jeton në Shqipëri ka hapur një llogari të re duke treguar që dikush ia hakoi të vjetrin.
Fifi ka arritur deri tash mbi 1 mijë ndjekës derisa ta gjejnë të gjithë fansat e saj, llogaria e vjetër kishte afër 100 mijë ndjekës.