Fjoralba Ponari flet hapur, zbulon të ftuarin më të sikletshëm në “Top Arena”: Ai nuk ndalonte… – AlpeGossip
Fjoralba Ponari flet hapur, zbulon të ftuarin më të sikletshëm në “Top Arena”: Ai nuk ndalonte…

Fjoralba Ponari flet hapur, zbulon të ftuarin më të sikletshëm në “Top Arena”: Ai nuk ndalonte…

Fjoralba Ponari është bjondja simpatike që ju shtua së fundmi skuadrës së ‘Top Arena’, emisonit që kishte në fokus komentimin e ndeshjeve të botërorit që sapo u mbyll. Por Fjoralba nuk ishte një personazh i panjohur, pasi ka konkuruar në ‘The voice of Albania’ me zërin e mrekullueshëm.

Me profesion stomatologe, pasion këngën dhe televizionin ajo fitoi zemrat e të gjithë sportdashësve. Ditën e sotme ka qenë për herë të parë e ftuar në “Thuaje me Pepsi” pas mbarimit me sukses të misionit si moderatore. Fjoralba ka treguar çdo gjë, për emocionet e përjetuara dhe eksperiencën si prezantuese.

E ngacmuar nga Dojna ajo zbulon edhe të ftuarin më të sikletshëm, që ka qenë aktori i njohur shqiptar, Leart Vasili. “Ishte java ime e parë dhe isha në siklet edhe për problematikat e mia. Ndërsa ai ishte i gatshëm për të folur dhe për të bërë lajm dhe kur ja heq fjalën 1 herë, 2 herë, 3 herë duhet të kesh një farë elegance për të ndaluar” ,-tregoi ajo me humor