FLASIN EKSPERTËT/ Meghan Markle dhe Harry do divorcohen në vitet e ardhshme (FOTO) – AlpeGossip
FLASIN EKSPERTËT/ Meghan Markle dhe Harry do divorcohen në vitet e ardhshme (FOTO)

FLASIN EKSPERTËT/ Meghan Markle dhe Harry do divorcohen në vitet e ardhshme (FOTO)

Marrëdhënia e Meghan Markle dhe Princ Harry-t është vënë në qendër të medias që në fillimet e saj. Pas martesës gjërat duket se nuk janë aq mirë, pasi kanë nisur të shtohen konfliktet në familje. Një eksperte e showbiz-it dhe gazetare me më shumë se 30 vite eksperiencë ka deklaruar për ‘OK’ që Meghan dhe Harry do të ndahen në vitet e ardhshme. Sipas saj çifti nuk e ka të gjatë dhe amerikanët as nuk duan t’ja dinë për ish-aktoren. “Jam e lumtur për të. Më në fund arriti që ta kthejë jetën e saj në një përrallë, por do të gënjeja nëse do të thoja që njerëzit nuk do gëzoheshin po të ndahej nga Harry. Shumë mendojnë se fundi i kësaj marrëdhënieje do të jetë divorci ose skandali”,-shprehet AJ. Nuk mund të thuhet me siguri nëse këto parashikime do të bëhen realitet, prandaj çdo gjë mbetet për t’u parë në vazhdim.