“FORCA E FEMRAVE”/ Këto janë këngëtarët që kanë një MESAZH të fortë për “gjininë e brishtë” (VIDEO) – AlpeGossip
“FORCA E FEMRAVE”/ Këto janë këngëtarët që kanë një MESAZH të fortë për “gjininë e brishtë” (VIDEO)

“FORCA E FEMRAVE”/ Këto janë këngëtarët që kanë një MESAZH të fortë për “gjininë e brishtë” (VIDEO)

Arti i cili përfshin shumë elemtentë përveçs për të kënaqur shqisat e njeriu shërben edhe për të përçuar mesazhe në lidhje me jetën.

E më së mirë këtë mund ta bëjë dhe muzika.

Shpeshherë artistët ttransmetojnë përmes tyre emocione ndenj, histori personale, por edhe trishtim dhe vuajtje.
Përmes këngëve trajtohen edhe fenomeve të ndryshme, jepen mesazhe të forta ashtu si edhe për qenien e brishtë: femrën.

Në Shqipëri jo rrallë herë këngëtarët i kanë kënduar femrës, duke dashur kështu të përcjellin përmes prodhimit të tyre muzikor mesazhe kushtuar asaj tek brezat e rinj apo të vjetër.

Duke u parë gjithnjë si një qenie e brishtë fokusi i këtyr këngëve është nxitja e femrave për ti bërë ballë më fort të gjithë vështirësive të jetës apo diskriminimit duke dashur kështu ti motivojnë e tu japin forcë mbi të gjitha.

AlpeNews.al ju prezanton me disa këngët e këngëtarëve shqiptar që shërbejnë si burim force e motivimi për femrat kudo ndodhen:

Alban Skënderaj- Lea

Kënga e shoqëruar edhe me videoklip nga Alban skënderaj, tregon për jetën e Leas, një vajzë e cila sapo ishte ndarë nga i dashuri dhe nuk kishte mbështetjen e askujt, as familjes dhe as miqve. E gjendur përballë kësaj situate ajo vendos të kërcejë e këndojë për të përballuar gjithçka. Një mesazh mjaft i fortë për çdo vajzë e cila duhet të tregohet e fortë për të përballuar gjithçka në jetë e pa ndihmën e askujt.

Soni Malaj- Më e fortë

“Më e fortë” quhet kënga e Sonit pjesëmarrëse në festivalin e 57 të muzikës në Radiotelevizonin Shqiptar.

Në qendër të këngës është një vajzë, një “titane” siç e quan ajo, që përballet me sfidat e jetës. Gjithashtu mesazhi në këtë këngë ka të bëjë me forcën e femrave për të përballuar gjithçka që ndodh në jetë.

Flori Mumajesi

“She is beautiful” e Flro Mumajesit, ka në qendër të saj femrat të cilat vuajnë nga kanceri dhe nuk kanë vetbesim. Kështu përmes këngës, mesazhi kryesor që përcillet është që ato të ndihen mirë me veten, ta duan ashtu siç janë dhe kjo u jep akoma më shumë forcë për të përballuar sëmundjen.