“FRIKA ISHTE E MADHE”/ Genta e BB zbulon arsyen pse mori vendimin drastik (FOTO) – AlpeGossip
“FRIKA ISHTE E MADHE”/ Genta e BB zbulon arsyen pse mori vendimin drastik (FOTO)

“FRIKA ISHTE E MADHE”/ Genta e BB zbulon arsyen pse mori vendimin drastik (FOTO)

Genta e “Big Brother” ditën e sotme i habiti të gjithë duke bërë një ndryshim drastik në pamje. Ajo prej vitesh i ka qëndruar besnike flokut të zi, por sot Genta i çeli flokët krejt papritur.

Fillimisht ish-banorja postoi disa video gjatë proçesit të lyerjes së flokut ndërsa tani ka postuar edhe rezultatin final ku shihet me flokë më të çelura. Në një postim në Instagram Genta shkruan se arsyeja pse e mori këtë vendim ishte për shkak të thinjave.

“Mami ime eshte shume e bukur, dhe shume elegante por une ngjaj nga babi. E vetmja gje qe kam mare nga mami jane thinjat, qe ma kan nisur nga pak ndersa tani jam nje plakushe vertet, prandaj bye bye floku im i zi. Pas shume vitesh po hap ngjyren, dhe frika ishte e madhe, dhe PO vura dekolorues, dhe JO nuk u bera pishman”, është shprehur Genta.