Greta Koçi ja thotë publikisht Xhensilës: Ke qenë e bukur, por tani je bërë… – AlpeGossip
Greta Koçi ja thotë publikisht Xhensilës: Ke qenë e bukur, por tani je bërë…

Greta Koçi ja thotë publikisht Xhensilës: Ke qenë e bukur, por tani je bërë…

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj është në muajt e saj më të ëmbël.
Xhensila së shpejti pret të bëhet nënë e një vajze dhe ndërkohë ka ndarë me fansat e saj një foto pa make up. Ajo gjatë gjithë kohës ka preferuar që krah fotove ku shfaqet super e grimuar të tregojë për ndjekësit e saj se si duket me pamje natyrale.

Publikimi më i fundit ka tërhequr dhe vëmendjen e këngëtares tjetër Greta Koçi.

‘Ke qenë e bukur por tani je bërë një mega yll. Të dua dritë’ ka komentuar këngëtarja plot dashuri në foton e Xhensilës, në të cilën duhet pranuar se ka marrë një nur nga muajt e shtatzënisë.

‘O shpirt sa shumë që më ka marrë malli. Të dua’ ja ka kthyer Xhensila duke lënë të kuptohet se vajzat e njohura të ekranit kanë kohë që nuk shihen.