HARROJENI XHENSILËN BRUNE!/ Pas lindjes së vajzës, këngëtarja shfaqet me flokë të rinj… (FOTO) – AlpeGossip
HARROJENI XHENSILËN BRUNE!/ Pas lindjes së vajzës, këngëtarja shfaqet me flokë të rinj… (FOTO)

HARROJENI XHENSILËN BRUNE!/ Pas lindjes së vajzës, këngëtarja shfaqet me flokë të rinj… (FOTO)

Rreth një muaj më parë, këngëtarja Xhensila Myrtezaj u bë nënë për herë të parë, pasi në jetë erdhi vajza e saj Ajka. Me lindjen e vogëlushes, këngëtarja shqiptare u tërhoq nga koncertet dhe projektet e reja për t’iu përkushtuar rritjes së të voglës së familjes.

Kur morem vesh qe do vije ti, sa u lutem dhe falenderuam Zotin per kete bekim. Mire se erdhe Ajka e jetes tone. Te mbaj ne krahe, e ta ndjej frymen, edhe aromen, a thua se te gjitha lulet e kesaj toke jan mbledhur grusht tek gusha jote. Cfar ndjesie qenka te mbash krejt boten ne duar. O kenga ime, o poezia ime. Bej te miren edhe duaje veten. Per cdo te mire qe do besh, Zoti do shkurtoje distancen mes teje edhe Atij. Nuk me ka emocionuar asnje publik sa ty, un jam publiku yt ne fakt, duartrokas gjithcka tenden. Zoti qofte bariu yt. Ti do jesh lutja ime. Bes, zoti na bekoi te dyve me mè te shtrenjten dashuri. Un jam me fat qe te kam, me shume akoma qe ti je babi i Ajkes sone. Faleminderit gjithkujt qe u be pjese e ketij bekimi tonin. Spitalit Amerikan 2, #spitaliamerikan2 stafit korrekt dhe te perkushtuar ne maksimum. Faleminderit @suavinex_albania qe na mikluat me produktet tuaja. Doc. Genc Kabili qe pervec profesionalizmit, na e beri pritjen tone me te qete dhe me te embel. Flm Dr. Genci. Gjithashtu ruajtjen e qelizave staminale nga @Biosavetirana per te siguruar te ardhmen e shendetit te familjes . Ne te tre ju falenderojme. Perqafime. Xhensila, Besi dhe Ajka. PS: Ajka, edhe dicka, do shkruajn portalet per ty keto dite, i falenderojme por edhe i lutemi ta lene me kaq edhe te respektojne privatesine e cdo fotoje te dal pa miratimin tone. Flm.

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on

Mirëpo sot, Xhensila ka gjetur hapësirë për t’u kujdesur edhe për veten e saj. Në një foto të postuar në profilin e saj në “Instagram”, këngëtarja e hitit “Çika Çika” shfaqet shumë e kuruar. Ajo ka hequr dorë nga flokët e zinj dhe i kthyer në ngjyrë çokollatë dhe duket shumë e ëmbël.