“I JEMI LUTUR EGLIT, POR THA…”/ Bieta zbulon çfarë i ka ndaluar aktori partneres (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
“I JEMI LUTUR EGLIT, POR THA…”/ Bieta zbulon çfarë i ka ndaluar aktori partneres (FOTO+VIDEO)

“I JEMI LUTUR EGLIT, POR THA…”/ Bieta zbulon çfarë i ka ndaluar aktori partneres (FOTO+VIDEO)

Vitin e kaluar u zbulua lidhja mes Olsi Bylykut dhe partneres së tij, Eglit. Tashmë dyshja janë kthyer në një nga çiftet më të pëlqyer nga publiku dhe gjithnjë në qendër të vëmendjes së mediave.

Olsi ishte i ftuar këtë pasdite në emisionin “Ftesë në pesë”, ku çuditërisht mungoi një videomesazh nga Egli. Bieta zbuloi se bukuroshja kishte refuzuar të linte një mesazh për të dashurin e saj.

Arsyen e zbuloi vetë aktori, i cili u shpreh “Nuk e kam lënë unë”.

Bieta: “I jemi lutur Eglit, i jemi lutur për një video-mesazh. Si përfundim, deri sot në drekë kemi pritur, jo tha nuk e bëj dot pa miratimin e Olsit”.

Olsi tha se nuk e ka lejuar pasi dëshiron që ajo të njihet për projektet e saj dhe jo si e dashura e tij.