Një taksist në Angli gjatë 15 dhjetorit të vitit të kaluar po i dërgonte në një destiancion të caktuar dy persona, që i kishin vënë flakën veturës së tij në një pompë benzine .

Warren Hern dhe Danny Frost, kishin kërkuar atë natë nga taksisti që të ndalet në një pikë karburanti që të blejnë disa birra.

Dhe pasi që ishte ndalur siç kishin kërkuara ata, dyshja nuk kishin dalë për t’i blerë birrat madje njëri prej tyre në mënyrë të dyshimtë sillej rreth veturës.

Disa sekonda më vonë, ajo çfarë ka bërë ka qenë shok për taksistin.

Duke parë se çfarë ndodhi, taksisti menjëherë doli me shpejtësi, por në ato momente vetura u përfshi nga flaka, kurse flakëvënësit u zhdukën nga vendi i ngjarjes.

Por, një vit më vonë, janë dhënë dënimet për të dy të rinjtë. Që të dy e kanë pranuar fajin për të cilin janë dënuar me mbi 5 vite burgim. Hern është dënuar me 6 vite e 4 muaj, kurse Frost me 5vite e 7 muaj.