I KUJTON ORIGJINËN/ Fjoralba Ponari pranon se ushqimi i saj i preferuar tradicional (FOTO) – AlpeGossip
I KUJTON ORIGJINËN/ Fjoralba Ponari pranon se ushqimi i saj i preferuar tradicional (FOTO)

I KUJTON ORIGJINËN/ Fjoralba Ponari pranon se ushqimi i saj i preferuar tradicional (FOTO)

Fjoralba Ponari i ka kushtuar kohë ndjekësve të shumtë në ‘Instagram’ me përgjigjet për pyetjet e tyre, një pjesë e mirë e të cilave ishin të lidhura me programin e ri, ‘E diell’ ku ajo do të jetë moderatore. Programi i të dielave po pritet me padurim nga publiku, por ende nuk ka një datë të saktë për nisjen.

Jo më kot, Fjoralba vendosi që të mos zbulojë shumë për të dhe u fokusua në pyetjet e tjera. Njëra prej të cilave tërhoqi vëmendje dhe tregoi anën më tradicionale të moderatores. “Cili është ushqimi yt i preferuar”,-e pyet një nga ndjekësit dhe përgjigja e Fjoralbës ishte disi e papritur. “Mishi i thatë. Atë hanim dimrit në Tropojë”,-shkruan ajo.

Nëse keni pritur që në listën e ushqimeve të preferuara për bukuroshen e ekranit të jenë pasta, rizoto apo pjata të tjera të ngjashme, jeni gabuar. Shijet e saj në ushqim janë plotësisht tradicionale dhe nuk i vëmë faj, zgjedhja e saj është goxha e mirë.